Si një rrufe në qiell të pastër, pak javë më parë ‘shpërtheu’ lajmi i divorcit artistik mes Encës dhe Noizyt.
Dy prej artistëve më të sukseshëm viteve të fundit patën mospajtime publike mbi meritat në sukses duke shokuar fansat e shumtë.
Por duket se fatmirësisht nga pjesa e një rikthimi në të kaluarën po ka sinjale pozitive.
Pasi u shfaq me Varrosin e OTR, Enca sot ka bërë një tjetër lëvizje të papritur.
Ajo ka shfaqur në rrjete sociale mbesën e reperit si indikacion për t’i treguar ndjekësve se pasditen e ka kaluar me atë që e ka quajtur shoqe.
A po sheshohen mospajtimet?! Me këto sinjale që nuk vijnë rastësisht, gjërat duket se po shkojnë në drejtimin e duhur… /Prive.al/