Samanta e 2Ton bashkë jo vetëm në videoklip

By

Pak javë më parë, Prive njoftoi mbi bashkëpunimin mes Samanta Karavellos e reperit nga Kosova, Arton Avdyli – 2Ton.

Dueti mes dy prej emrave më të pëlqyer në diskografinë shqiptare tashmë është konfirmuar edhe nga vetë artistët.

Megjithatë, Samantën dhe 2Tonin nuk po i bashkon vetëm projekti!

Krahas bashkëpunimit, dyshja tashmë kanë filluar të jenë përkrah njëri-tjetrit edhe nëpër koncerte muzikore.

Posterë me paraqitjet e përbashkëta nëpër Europë tashmë kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale.

Me projektin e suksesshëm që po vjen, nuk do jetë çudi nëse Samanta dhe 2Toni do jenë dyshja e verës së 2017-tës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm