E papritur: Geti përkrah Lumit?!

By

Dikur ishin bashkë si pjesë e familjes së madhe të BabaRecords.

Getoar Selimi e Lumi në kuadër të KAOS bashkë me Viganin numërojnë në mesin e artë të viteve 2000 një varg projektesh që nga fansat besnikë vazhdojnë të dëgjohen akoma.

Megjithatë, ka kaluar një kohë shumë e gjatë prej kohës së fundit kur i kemi parë bashkë.

Pasi ndanë rrugët duke konsoliduar miqësi e rreth krejtësisht të ndryshëm e shpesh edhe rival, paraqitjet e përbashkëta janë reduktuar në masë të madhe.

E akulli është thyer sot në mëngjes me një fotografi të përbashkët të dyshes në aeroplan përkrah edhe reperit nga Ferizaji, 2Ton.

Tre djemtë duken shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm