Unike, e guximshme dhe e papërsëritshme!
Nën këto tre karakteristika që e spikasin, Era Istrefi u rikthye me projektin e ri ‘Redrum’, të parin si artiste ndërkombëtare me kontratë, pas mega suksesit të ‘Bonbon’.
Me një videoklip ndryshe, këngë me gjithë premisat e një hiti, vajza nga Prishtina shkruan sot kapitullin e ri vendimtar të një rrugëtimi që akoma është në fillimet e tij.
E krahas emrit ERA ISTREFI që po fortifikohet në muzikë, këngëtarja tashmë po korr sukses edhe si imazh i firmave të ndryshme.
Në sezonin e kaluar, Prive pati raportuar ekskluzivisht se ajo do jetë imazh i ngjyrave për llaqe të thonjve të kompanisë Revlon, duke e pasuar në pozitë Kylie Jenner.
Kjo është reflektuar edhe në klipin e ri të dominuar nga ngjyra e kuqe.
Në një sekuencë, vërehet qartë produkti i kompanisë Revlon duke vulosur kështu nisjen e kontratës shumë të rëndësishme e me shifra të mëdha.
Ndryshe, ‘Redrum’ në këta pak minuta ka marrë lavdërata në shumicë dërmuese nga fansat që mezi kanë pritur projektin pasues të ‘Bonbon’. /Prive.al/