Puthja pasionante në klip: Probleme mjaft të ‘mëdha’ mes Stines dhe partneres së tij!

By

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Stine, ditë më parë lansoi produktin e tij më të ri të titulluar ‘Bela’.

E duket se pikërisht ky projekt u shndërrua edhe në një mollë sherri për të dhe partneren e tij.

Në një pjesë të klipit Stine shfaqet në puthje pasionante me një vajzë e ky fakt duket se nuk i pëlqeu aspak të dashurës së tij e cila nuk i foli atij për dy ditë rreshtë.

Këtë detaj mjaft interesant e tregoi artisti në një intervistë për një medium në Shqipëri ku u shpreh se ishte vetëm një rol por e dashura ime u bë xheloze.

Kujtojmë se artisti dhe e dashura e tij muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën vendosën ta quanin Estia. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm