Edhe Robert Berisha ka publikuar sot projekt të ri.
Këngëtari i cili për pak javë mbush një vit nga debutimi në skenën muzikore shqiptare ka sjellur sot këngën ‘Të dua’.
Për muzikën është përkujdesur vetë Roberti, për tekstin Fatmir Muja, orkestrimi është bërë nga Darko Dimitrov kurse Imagine Films i është besuar vizuelizimi.
Mbetet të shihet se sa do pëlqehet ky projekt që duket shumë premtues. /prive.al/