Cili është kuptimi i emrit të vajzës së Emina Çunmulajt?

By

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë emra nga më të ndryshëm të fëmijëve që vijnë në jetë nga fytyrat publike.

Duke pasur gjithmonë tendencën t’i shmangen të zakonshmes, shpesh herë ajo që pason nga publiku është një ndjenjë konfuziteti për kuptimin e vërtetë të tyre.

E njejta është pritur pak a shumë edhe për vajzën e modeles shqiptare Emina Çunmulaj që erdhi në jetë si fryt i dashurisë së shqiptares me hebreun nga Irani, Sam Nazarian.

Princesha që për pak mbush një vit jetë, mban dy emra, Ella Faria që kanë një simbolikë të veçantë.

Emri i mesëm, Faria është i trashëguar nga nëna e ndjerë e modeles e cila gjithmonë ka shprehur mallin për personin e shtrenjtë që la këtë botë tash e disa vite.

Ndërkaq, Ella është thjesht zgjedhje e Eminas e cila ka menduar se ky emër si i parë kombinohet dhe tingëllon mirë me Faria. 

 

Artikuj të ngjashëm