Ja me çfarë mesazhi i drejtohet Ermali, Era Istrefit! (FOTO)

By

Se disa prej artisëve më të njohur shqiptar janë miq mjaft të mirë mes vete këtë nuk duhet as ta vëmë në diskutim.

Por tek disa kjo afërsi kalon edhe suzat e shoqërisë duke u shndërruar në një lloj familjeje.

Të paktën këso raportesh duket se ka këngëtari Ermal Fejzullahu me super yllin shqiptar, Era Istrefin.

Ermali dje sapo publikoi projektin e tij të ri ‘Hije’ në bashkëpunim me motrën e këngëtares, Norën e natyrisht se suporti nga ana e Erës nuk do të mund të mungonte.

E si shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë Ermali zgjodhi të tregohej mjaft i sinqertë duke i shkruar Erës se tashmë të gjithë po ndihen krenarë me të.

Për më tepër mund ta kuptoni në fotografinë e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm