Mirsa Kërqeli shtatzënë prej kohësh, zbulohet gjinia e foshnjes!

By

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kërqeli, e cila po jeton dhe vepron në Kanada vite më parë ajo bëri ndoshta zgjedhjen më të vështirë të jetës së saj.

Mes familjes dhe muzikës ajo zgjodhi të parën duke lënë muzikën kështu në plan  të dytë e duke u zbehur një ndër emrat më IN të asaj periudhe.

Sidoqoftë edhe jeta personale asaj i ka ecur mbarë sikurse karriera dikur kjo pasi Mirsa tash e disa vite është nënë e një djali e viti 2017 do ta gjejë atë duke u bërë nënë përsëri.

Pas disa muajsh ajo më në fund zbulon edhe gjininë e foshnjes së ardhshme e cila pritet të jetë vajzë kështu duke e bërë me një motër djalin e saj.

Kujtojmë se para një kohe Mirsa zgjodhi të rrëfehet për jetën e saj në Prive ku foli për shumë detaje interesante. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm