Andrra ia ‘përplas’ të vërtetën e hidhur Sinanit në ekran

By

Si të ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Andrra dhe Sinani rrëfyen më shumë mbi njohjen e dyshes.

Bukuroshja tregoi se janë njohur në një qendër tregtare në Gjermani ku Sinani kishtë mbërritur me koncerte teksa ajo kishte dalur me shoqet e saj.

Duke rrëfyer historinë, ajo tregoi të vërtetën e ‘hidhur’ kur në sy të Sinanit deklaroi se nuk e ka njohur këngëtarin.

‘Shoqja ime ishte fanse e tij dhe shkoi për t’i marrë autograf. Unë nuk e kam njohur’ – deklaroi Andrra teksa me shaka shtoi se ia ka ditur vetëm këngën ‘Ma ka bo gruja 8 me 2’.

Publiku në sallë dhe Ermali u habitën me faktin se ajo nuk e ka njohur Sinanin por një gjë e tillë duket se ka qenë e vërtetë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm