Periudha pas lindjes së një fëmije, sidomos në lindjen e parë nuk përjetohet në mënyrën më të lehtë të mundshme nga shumë gra.
Ndryshimet në rutinën e përditshme, linjat trupore gjithashtu të ndryshme nga e kaluara dhe një ritëm komplet i ri shpesh nuk përballohen lehtë.
Por, e njejta në asnjë moment nuk mund të thuhet edhe për Suada Sherifin, ish-Miss Shqipërinë e cila solli në jetë vajzën e parë në mes të Shtatorit.
Nga ai moment, krahas dedikimit të kohës për Deizin e vogël, Suada është marrë edhe me vetën në dimensione të ndryshme.
Ajo i është rikthyer profesionit të saj si notere mirëpo një rikthim senzacional e ka bërë pa dyshim edhe në linjat trupore.
Në katër muaj pas lindjes së vajzës, ajo ka habitur ndjekësit në rrjete sociale me format e arritura, siç edhe shihen në fotot e postuara nga bukuroshja në rrjete sociale.
Puna e vullneti i Suadës janë pa dyshim për t’u admiruar. /Prive.al/