Mariza Ikonomi provon veten edhe në televizion?!

By

Është bërë një kohë e gjatë prej kur Mariza Ikonomi, si një prej këngëtareve me shumë hite dikur, ka sjellur diçka të re.

Ikonomi në mënyrë sporadike publikon projekte të reja kohë pas kohe por nuk është se mbetetet shumë aktive me intervista e paraqitje televizive.

Por, ndonëse Marizën nuk e shohim shpesh në intervista, ajo ka tash e një kohë që ekranit nuk po i mungon.

Këngëtarja ka nisur një emision të titulluar ‘Me Marizën’ ku si personazhe përballë ka emra të njohur që i kanë kontribuar skenës muzikore shqiptare.

Zhani Ciko e Myrafete Laze si dy figura me kontribut të madh në diskografinë tonë kanë qenë disa prej të ftuarve të parë të emisionit i cili në dukje është i thjeshtë por tenton të sjell një dimension ku ajo që përkrahet është vlera.

‘Me Marizën’ transmetohet në një prej televizioneve lokale në Shqipëri, TV Scan. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm