Ermal Mamaqi ka ftuar sonte veten në emision! Po kjo është plotësisht e vërtetë.
Në një minutazhë të ndarë tek emisioni ‘Xing me Ermalin’ humoristi i njohur ka adresuar disa kunja drejt kompanisë që deri para pak muajsh ishte streha e tij, Digitalb.
Ai ka deklaruar se bojkotohet nga kompania meqenëse nuk i lejohet të marrë mysafirë artistë që i përkasin Digitalb.
Ai ka përmendur shembullin e Jonida Vokshit teksa ka treguar se nuk i lejohet as të ketë mysafirë as aktorë të tjerë që nuk janë pjesë e Top Channel.
Mes tjerash, Ermali është ndalur edhe tek seriali ‘Skëndërbeg’ për të cilin ka deklaruar se ishte një prej producentëve por në fund ka mbetur si aktor i thjeshtë.
Kjo deklaratë ka çuditur pak për faktin se dukej qe ai marrëdhëniet me emrat kyç të Digitalb i mban akoma shumë të mira. Vëtëm pak ditë më parë, ai kishte pritur drejtorët e kompanisë në shtëpinë e tij për të parë premierën e serialit të ri. /Prive.al/