Viti 2017 duket se do të jetë ndër më të rëndësishmit për çiftin e njohur Almeda Abazi e Tolgahan Sayışman.
Dyshja e njohur pak javë pas fejesës duket se janë gati për hapin tjetër të rëndësishëm në jetë, martesën.
Siç edhe raportojnë mediat turke ata po planifikojnë që ky event i rëndësishëm të ndodhë më 13 shkurt pikërisht në ditëlindjen e 25-të të bukuroshes shqiptare.
Kujtojmë se ditët e fundit Almeda dhe Tolgahani kanë shijuar edhe disa ditë pushimi e nga ky udhëtim i çiftit nuk munguan as fotografitë e shumta. /Prive.al/