Reperi i njohur nga labeli PINT, Keepman, ditën e djeshme do ta shënojë si njërën nga ditët më të rëndësishme të tij në kalendar.
Ai u bekua përsëri me një foshnje gjinia e së cilës ëshë vajzë teksa zgjodhi ta emërojë me një emër mjaft të veçantë, Lila-Rozë.
Prive.al nga burime pranë reperit mëson se artisti i cili jeton dhe vepron në Zvicërr është baba edhe i dy vajzave tjera Elizës 11 vjeçare dhe Mimit e cila tashmë është 9 vjeçe.
Vera e vitit 2016 ishte e pushtuar nga zëri i tij dhe i anëtarëve tjerë të grupit PINT të cilët përmes shumë këngëve e veçanërisht ‘Thirri kejt shoqet’ arritën të marrin një sukses mjaft të madh teksa produktet e reja nga ana e tij nuk do të mungojnë. /Prive.al/