Stresi reagon pasi ‘shpallet’ në kërkim! (FOTO)

By

Reperi nga Shqipëria, Stresi, dje u shndërrua në temë kryesore në pothuajse të gjitha mediat shqiptare kjo për shkak të një video ku ai shihej me një ‘Shootgun’ teksa gjuante në ajër.

Videon në fjalë ishte realizuar kohë më parë por ai zgjodhi ta publikojë tashmë në profilin e tij duke i dalë njëherit në mbështetje politikanit Ramush Haradinaj i cili pak ditë më parë u arrestua në Francë.

Por kjo gjë duket se u keq interpretua nga disa media të cilat dezinformuan publikun teksa shkruajtën se artisti tashmë ishte shpallur në kërkim pas asaj që kishte bërë.

E me të parë këto lajme artisti reagoi duke thënë se do t’i padisë të gjitha mediat një nga një për shpifje dhe diskriminim të imazhit teksa kërkoi që menjëherë të hiqen këto lajme të pa vërteta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm