Rita nuk mund të pres më: Viti 2017 do të jetë tërësisht i saji!

By

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pas një viti të mangët sa i përket muzikës duket se është gati të rikthehet më e fortë se kurrë.

Problemet e shumta që pati me ish kompaninë menaxhuese bënë që ajo të mos sillte asnjë produkt të ri përgjatë vitit të kaluar por kjo gjë nuk do të ndodhë edhe këtë vit.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi ku thotë se mezi pret të rikthehet në skenë me prurje të reja.

Ritës duket se i ka munguar mjaft skena por një gjë të tillë e thonë edhe fansat të cilët thonë se edhe ajo gjithashtu i ka munguar skenës gjë e cila nuk do të ndodhë përgjatë këtij viti.

Andaj bëhuni gati të gjithë dhe prisni shpërthimin e super këngëtares tonë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm