Flori dhe ekipi i ‘Threedots’ ofrojnë super spektakël në ‘Zone Club’ (VIDEO)

By

Pas një periudhe disa mujore, Flori Mumajesi u rikthye mbrëmë në Prishtinë me një koncert në ‘Zone Club’.

Se interesimi, si gjithmonë nuk do të mungonte u vërejt që dy javë më parë kur në një rast gati të paprecedent, gjithë tavolinat e klubit ishin rezervuar duke mos pasur më asnjë vend për të interesuar të tjerë.

Për Florin dhe Threedots, u bënë edhe plane ‘arratisjeje’ të cilat nga fansat nësë janë realizuar në praktikë, definitivisht ia kanë vlejtur.

Performanca e mbrëmshme e kantautorit në ‘Zone Club’ bashkë me Klajdin, Brunon, Mir Vathin e Dj Vick ishte spektakolare dhe do mbahet mend gjatë.

Në prani të disa mijë fansave, ekipi performoi hitet, nga Nallane 2 si më i riu e deri tek këngët e vjetra që vazhdojnë të dëgjohen e të mbahen mend nga publiku i cili mbrëmjen që lamë pas, këndoi në sinkron me Florin nga fillimi e deri në fund secilin krijim muzikor.

Prive.al ju sjell pak nga atmosfera që mbretëroi mbrëmë në kryeqytet. 

 

Artikuj të ngjashëm