‘Shtatzënia’ e ish – të dashurës së Majkit: Ja fotoja e PARË e barkut

By

Emri i Majlinda Zekës u bë kryetemë e mediave rozë për një periudhë mjaft të gjatë për të vetmin fakt lidhjen me anëtarin e Babastars, Majk.

Saga e vëmendjes së madhe për të vazhdoi edhe me thashethëmet për një shtatëzëni të mundshme me artistin me të cilin disa ditë pas këtyre lajmeve ajo shkëputi të gjitha raportet.

Tashmë kur kanë kaluar disa muaj nga kjo ndarje Majlinda rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pikërisht për shtatëzëninë e cila duket se dalëngadalë po merr formë.

Fotografia e fundit e publikuar nga ajo ku shihej krahas një mikeshe edhe pse jo shumë qartë vë në pah barkun e saj i cili nuk është i njejti si dikur.

Duket se lajmet e javëve më parë rreth kësaj çështje po dalin të jenë të vërteta dhe se një gjë e tillë shumë shpejt do të vërtetohet edhe më tepër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm