2016-ta do të rradhitet padyshim si një ndër vitet më të suksesshëm për artistin nga Prishtina, Ermal Fejzullahu.
Projektet e shumta e sukseset e tyre kanë bërë që Ermali të jetë mjaft i kërkuar në mbrëmje muzikore gjë që duket se e motivonte për të punuar edhe më tepër atë.
Mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke publikuar pa shumë zhurmë projektin ‘Pa mu’, një këngë e llojit baladë e punuar nga Valter Beqo ndërsa me tekst të 2Step.
Projekti u vizuelizua edhe me videoklip për të cilin u përkujdes produksioni Imagine Films.
Kjo sigurisht që është edhe mbyllja më e mirë e vitit për një artist i cili dhuratën më të mirë që mund t’u jepte fansat do të ishte një projekt i ri. /Prive.al/