Me epokën e invazionit të teknologjisë, shumë prej fëmijëve kanë dëshira të përbashkëta për t’iu plotësuar në formë të dhuratave.
Telefonët e mençur, tabletët dhe gjërat e tjera të këtij lloji po vazhdojnë të mbesin në top listën e dhuratave të preferuara.
Megjithatë, kjo nuk vlen për Tarën, vajzën e aktores Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero Muharremi.
Sic edhe pritej me dardhën që pikë nën dardhë, edhe princesha e vogël duket të jetë shumë e apasionuar pas artit dhe cdo gjëje që e përbën atë.
Dhurata e preferuar të cilën ajo e ka marrë nga ‘babadimri’ përbën një instrument muzikor – violinën, posedimi i të cilës duket se e ka gëzuar shumë.
Kujtojmë se Tara në muzikë debutoi pak kohë më parë me projektin për festat e fundvitit teksa mbetet të shihet me vitet se në cilën sferë do të drejtohet për t’u zhvilluar në aspektin profesional. /Prive.al/