Ermali ka gati këngën e re

By

Muajt e fundit për këngëtarin Ermal Fejzullahu kanë qenë tejet produktiv kur është fjala tek numri i projekteve muzikore të publikuara.

Në pak kohë, ai publikoi bashkëpunimin me Gjikon ‘Hajmali’, këngën solo ‘Ai nuk ka me t’dasht si unë’ dhe duetin me 2po2 të titulluar ‘Palaco’.

Por sic edhe kishte deklaruar disa javë më parë në NIN të Klan Kosova, Ermali nuk e ka ndërmend të ndalet.

Në plane për dy-tre muajt e ardhshëm janë edhe një varg i krijimeve muzikore, solo dhe në bashkëpunim.

Këngëtari tashmë ka përfunduar xhirimet e këngës ‘Sa gabime’, nga të cilat Wazzup ka arritur të siguroj një fotografi prej realizimit të videoklipit.

Kujtojmë se në plane është edhe kënga me Nora Istrefin e cila do të realizohet, ndonëse është shtyrë për pak kohë shkaku i koncerteve të dy artistëve që periudhën e fundvitit po e kanë të mbushur pothuajse në çdo datë me koncerte. /PRive.al/

Artikuj të ngjashëm