Varg prurjesh të reja nga reperat tanë!

By

Fundi i vitit ka bërë që të gjithë artistët tanë ti përvjelin mëngët dhe të nisin punët e tyre për projektet e reja.

Disa prej tyre veçse i kanë lansuar produktet e tyre e disa të tjerë tashmë i kanë gati për lansim.

Cozman, Skivi, Elinel dhe Gent Fatali janë katër nga artistët të cilët do të vijnë me prurje të reja e secili duke dhënë maksimumin në to.

Industria muzikore shqiptare duket se do të lëkundet nga këto ‘bomba’ të cilat pritet të publikohen njëra pas tjetrës.

Cozman e Skivi kanë caktuar tashmë datën e 29 dhjetorit si idealen për publikim të “Shoqnia” , teksa edhe Gent Fatali bëri një gjë të tillë për projektin “X” por ndryshe nga dyshja e mësipërme ai do vijë me një ditë me vonesë pra me 30 dhjetor.

I vetmi i cili ende nuk ka datë të saktë mbetet Elinel i cili pritet të vijë me një këngë shpërthyese siç të paktën e ka paralajmëruar ai projektin e titulluar ‘Bounce’. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm