Këngëtarja Leonora Jakupi zuri vend sot në portale nën tituj bombastikë të bërjes ‘horë’.
Arsyeja u tha se ishte një fotografi e këngëtares tek e cila shfaqet me gazetarin Resul Sinanin, pak më ndryshe prej fotove të postuara me filterë nga aparatët profesional.
Por duket se për Leonorën, kjo nuk ka paraqitur asnjë problem.
Sic reagon shumë rrallë në trumbetimet e mediave rozë, ajo ka postuar fotografinë në Snapchat duke e falemnderuar Sinanin për të.
Duket se Leonora nuk e ka çarë kokën për foton dhe ajo i ka pëlqyer aq sa për ta shpërndarë si replikë ndaj medias online. /Prive.al/