Këngëtari i njohur, Art Abazi, duket se përpos angazhimeve në muzikë ka edhe një pasion tjetër të fshehur deri më tani.
Bëhet fjalë për ‘Tatuazhet’ të cilat duket se i pëlqen mjaft shumë e një të tillë ka vendosur ta bëjë së fundmi.
Tatuazhi i ri në trupin i tij i vendosur në pjesën e krahërorit është një shkrim në gjuhën spanjolle e që ka të bëjë me dashurinë.
Nuk dihet nëse kjo ‘vulë’ në trupin e tij është ndonjë dedikim ndaj dikujt apo thjesht një gjë e tillë i ka pëlqyer dhe ka vendosur ta ‘stampojë’ përgjithmonë në trupin e tij. /Prive.al/