Artisti kontravers nga Shqipëria, Kastro Zizo, ka kohë qështë shkëputur nga muzika aktive duke lënë kështu një boshllëk të madh në këtë sferë.
Impenjimet e shumta mediatike por edhe një pushim i qëllimtë në këtë fushë kanë bërë që emri i Kastros të mos jetë prezent në prodhimet shqiptare.
Sidoqoftë pauzës së gjatë duket se i erdhi fundi tashmë pasi artisti përmes një postimi në Instagram tregoi edhe arsyet e këtij vendimi si dhe mënyrën e rikthimit të tij.
Ai pritet të bëj një ‘BOOM’ në sferën e muzikës edhe atë me 3 produkte natyrisht duke mos i ikur aspak stilit unik të tij. /Prive.al/