Miqësia e dikurshme e dy prej reperëve më të njohur të skenës sonë, Noizy dhe Gold AG, ka kohë që më nuk egziston.
E shkaktar për këtë doli të jetë një prej këngëve të Noizyt të cilën Gold AG e mori përsipër duke i’u kundërvënë me një këngë dedikuar plotësisht atij.
Kënga doli të jetë edhe një prej lajmtarëve kryesorë se miqësia e dikurshme tashmë ishte shuar.
Pavarësisht kësaj kjo ‘prishje’ një ndikim mund të kishte edhe në miqësinë mes reperit nga Presheva me kolegen e tij Enca e cila njëherit është anëtare e grupit OTR.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi e dilemat për të i shoi edhe fotografia e mëposhtme e shkrepur në performancën e dyshes në një event të përbashkët në Zvicërr.
Duket se artisti nga Shqipëria nuk dëshiron të ketë ndikim në çështje personale të të afërmëve të tij. /Prive.al/