Çka ka ndaluar Tuna për hir të bebes?! (FOTO)

By

Senzacioni i muzikës tonë, Tuna, ditët e fundit ka zënë vend në titujt kryesor në mediat e shkruara si për jetën private ashtu edhe për profesionin e saj.

Mbrëmja e kaluar e gjeti atë prezente në finalen e madhe të ‘Këngës Magjike’, festival në të cilin këngëtarja arriti të ‘rrëmbejë’ edhe ‘Çmimin e kritikës’.

E ndër detajet interesante që hasëm tek këngëtarja ishte edhe kujdesi i veçantë që ajo po i bënte vetes e tashmë edhe fëmiut të saj të cilin po e mban në bark.

Ajo përmes llogarisë së saj në Instagram publikoi një fotografi ku shihej në një ambient ku vërehej shenja ndaluese e pirjes së duhanit gjë të cilën Tuna e etiketoi pikërisht për shkak të gjendjes së saj momentale fizike.

Kur kanë mbetur edhe disa muaj deri në momentin final të lindjes këngëtarja po tregon që tashmë ka filluar përgatitjet e para duke ‘evituar’ pengesat e mundshme që mund t’i shkaktonin probleme foshnjës. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm