Dita e sotme shënon një ditë mjaft të rëndë për artin në përgjithësi e në veçanti për muzikën.
Mbretëresha e muzikës rome Esma Redzepova mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo arriti që muzikën rome t’a ngrisë në nivelin më të lartë të mundshëm teksa prodhimet e saj u pëlqyen deri në atë masë sa u ripërpunuan edhe nga artist shqiptarë.
Prive vite më parë kishte arritur të realizojë edhe një intervistë me këngëtaren e njohur kur punonte në projektin me Jehona Sopin. Materialin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/