Nuk ka shumë kohë që këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari i dha fund lidhjes së saj duke u rikthyer në statusin e dikurshëm ‘Single’.
Fillimisht vendimi i marrë nga vetë ajo u konsiderua si i drejtë teksa së fundmi po del të mos jetë plotësisht ashtu pasi fotografia e fundit e publikuar në Instagram thotë ndryshe.
E mbuluar me një peshqir në formë ‘Lepuroshi’ ajo citoi: “Çdo lepuroshe ka nevojë për pak leupur ndonjëherë”.
Pikërisht kjo fjali na shtynë të mendojmë se Zai po mendon për një lidhje të re andaj edhe ka nisur ‘gjurmimet’ në këtë drejtim. /Prive.al/