Këngëtari i njohur, Gjon Karrica, me t’u inkuadruar në skenën muzikore shqiptare tregoi se është një tip mjaft kontravers duke sjellë kështu risi si në pamjen e jashtme të tij gjithashtu edhe në stilin muzikor që kultivon.
Pas shumë ‘eksperimenteve’ me stilin e tij të flokëve artisti vendosi të na befasojë me një veprim tjetër të cilin e shpërndau edhe në Instagram.
Ai u pa teksa po vendoste në kokë një ‘allçi’ e veprimin e bërë e quajti si ‘Stil të ri të flokëve’.
Nuk dihet nëse aktiviteti në fjalë ka të bëjë me ndonjë projekt të ri të artistit por që veçantia e tij është më se e dukshme. /Prive.al/