Makineria e hiteve për vitin 2016 mban emrin ‘Noizy’! (FOTO)

By

Viti 2016 ka qenë një vit i mbushur plot me lajme, skandale, martesa, ndarje e mbi të gjitha me prurje e bashkpunime intresante të artistëve tanë.

Stina e verës dhe fundi i vitit jan dy sezonet ku artistët përvjelin mëngët dhe publikojn projekte të reja për të qenë kështu sa më afër adhuruesve të tyre.

Por pavarsisht kësaj kemi artistë që publikojnë dy, tre, projekte gjatë vitit por ka dhe të tillë që nuk ndalen gjatë tërë vitit.

Artisti që ka publikuar më së shumëti këngë gjatë këtij viti është Noizy me gjithsej 9 projekte deri tani.

Noizy vitin 2016 e nisi me projektin  ‘Grande’, duke vazhduar me këngët ‘ Flight mode’, ‘Ilaçi Jot’,’ The baddest’,’ Me shum se dollar’,’ Bow Down’,’ Pa mu’, ‘ Midis Tirone’, dhe projekti i fundit i publikuar ditën e djeshëme ‘A të kujtohet’.

Ajo që vlen të përmendet është se pothuajse në shumicën e projekteve reperi ka kaluar mbi 10 milon klikime, ndërsa projekti më i dëgjuar është bashkëpunimi me Encën i cili ka arritur mbi 48 milon klikime  duke u shndërruar kështu në projektin më të suksesshëm të artistit.

Artisti tjetër që ka sjell projekte të shumta është reperi nga ferizaji 2TON me gjithësej 7 projekte deri tani.

Natyrisht se puna e madhe dhe aktivizimi në këtë mënyrë në vete mbart shumë lodhje e sakrificë por dashuria që merr nga dëgjuesit në fund shtynë këta artist të punojnë edhe më tepër në ngrijtjen e nivelit të muzikës shqiptare. /Prive.al/

 

noizy

Artikuj të ngjashëm