Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Florian Beqiri, edhe pse shumë i ri në moshë ka arritur të zë një vend mjaft të rëndësishëm në skenën tonë muzikore.
Talenti i madh i tij bëri që emri i tij të shndërrohet në një fenomen muzikor duke rrëmbyer zemrat e publikut qysh me paraqitjet e tij të para.
Por mes gjithë këtyre ngjarjeve sigurisht që diçka mund t’iu ketë ikur sa i përket jetës së tij private.
Floriani nuk është i vetmi këngëtar në familjen Beqiri pasi profesionin të njejt ushtron edhe vëllau i tij Iliriani i cili sot shënon edhe një ditë mjaft speciale, ditëlindjen.
E urimi nga ana e vëllaut të vogël nuk mungoi teksa zgjodhi instagramin për ti shkruar këto fjalë për të:“Urime Ditëlindja o vllau jem i miri t’urojë Tonat T’mirat Njetë Suksese N’muzik ❤️❤️” /Prive.al/