Filmi dokumentar për Shqipërinë tashmë edhe në Netflix! (FOTO)

By

Filmi dokumentar ‘Dear Albania’ me producente aktoren e njohur me prejardhje shqiptare Eliza Dushkun dhe të udhëhequr nga vëllai i saj Nate Dushku ka arritur një sukses mjaft të madh së fundmi.

Dokumentari është bërë pjesë e platformës Netflix e cila është mjaft e njohur për transmetimin e filmave online.

Në të Eliza dhe vëllau i saj udhëtojnë nëpër 15 qytete shqiptare rreth e përqarkë shteteve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë duke shfaqur kështu kulturën dhe traditat shqiptare.

I lansuar në disa kinema pothuajse 1 vit më parë tashmë atë mund ta gjeni edhe online pikërisht në platformën e lartëpërmendur.

Ky është një sukses mjaft i madh si për Elizën ashtu edhe për ne shqiptarët pasi do të jemi prezent në njërën prej platformave më të rëndësishme të transmetimit të filmave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm