Cila është e vërteta e shtatzënisë së Majlindës?!

By

Ishte fillimi i muajit Tetor kur Prive vëzhgoi çiftin Majk e Majlinda për t’i pyetur nëse po bëheshin prindër, siç edhe thuhej në qarqe të afërta me ta.

Pa asnjë koment nga dyshja, thashethemi i harrua shpejt pasiqë vetëm pak ditë më pas, çifti u ndanë.

Por si rrufe në qiell të pastër erdhi sot postimi i Majlindës që zbulonte gjininë e një foshnje që po vinte në jetë – djalë.

Duke mos dashur të flasë më shumë, bukuroshja nga Prishtina ngjalli shumë pikëpyetje.

Shkenctarisht, një shtatzëni me tjetër kë pas ndarjes nga Majki është e pamundur të arrijë në nivelin që të konstatohet gjinia, kur kanë kaluar rreth katër javë nga ndarja.

Prej burimeve afër çiftit mohohet se Majlinda mban fëmiun e Majkit teksa të tjerë pretendojnë se janë thjesht lojëra për vëmendje në portale – të cilën realisht bukuroshja e kishte synuar duke u komentuar për linjat para lidhjes me këngëtarin në disa portale periferike.

Se cila është e vërteta akoma nuk dihet por pa dyshim se ditët në vazhdim do zbulojnë shumë nga kjo pjesë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm