Blunt&Real kanë gati ‘Bombën’ e tyre (FOTO)

By

Festa e flamurit për ne shqiptarët ka qenë gjithmonë një ndër festat më të bukura e që e kemi festuar me zemër duke qenë krenarë për të kaluarën, historinë dhe kombin që i përkasim.

Shumë nga artistët tanë në bagazhin e tyre muzikor posedojnë ndonjë këngë që sado pak përmbanë motive patriotike e të cilën e ka bërë për nderë të vendit .

Këtij numri do ti shtohen edhe emrat e dyshes Blunt&Real të cilët nuk njihen për produkte të këtij lloji.

Javë më parë emisioni ‘Prive’ raportoi për këngën e re të dyshes të cilët do ti shihnim në një verzion krjetësisht ndryshe

E duket se ajo ditë tashmë ka ardhur pasi artistët lajmëruan përmes Instagramit se kënga në fjalë shumë shpejt do të lansohet në treg. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm