Sot pasdite, u përcoll në banesën e fundit Ergi Didi, talenti shkodran që u shua pas një aksidenti tragjik me motorr mbrëmjen e kaluar.
Tragjedia preku të gjithë opinionin për djaloshin 22 vjeçar dhe shokun e tij një vit më të ri që sot i mungojnë familjes për një gabim sekondi.
Solidarizimin e shprehën edhe shumë fytyra publike që vërshuan me postime ku shprehnin fjalët e tyre, të prekur pas tragjedisë.
Por, ishin një grup i artistëve shqiptarë që përtej Instagramit, kohë ndanë për të përcjellur kolegun e tyre në banesën e fundit.
Pjesëtarët e pothuajse çdo edicioni të X Factor, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Alban Ramosaj, Samanta Karavello e Erik Lloshi ishin disa prej këngëtarëve shqiptarë që u gjendën përkrah familjes në këto momente të vështira. /Prive.al/