Kur tashmë një kolektiv i tërë artistësh shqiptarë po nderon dhe kujton figurën e Ergi Dinit, 22 vjeçarit që u shua tragjikisht mbrëmjen që lamë pas, ka ardhur edhe kujtimi nga X Factor.
Spektakli tek i cili Dini triumfoi në edicionin e tretë e ka kujtuar talentin përmes një videoje me momentet më të bukura ndër vite në karrierë, aty ku ndau skenën për performanca rrënqethëse live e aty ku mblidheshin fansat për ta përkrahur.
Në videon bardh e zi, i përfshirë është interpretimi i ‘Say something’ nga Erdi e Alketa, për një lamtumirë personit që kishte vlerë.
Të tronditur nga humbja, në zi, producentja e spektaklit Vera Grabocka është shprehur se lamtumira është vërtetë e vështirë për t’u thënë.
Tutje, në videon e publikuar para pak çastesh, prezantuesja Alketa Vejsiu shprehet: ‘Vërtetë shumë të kemi dashur, ty dhe talentin tënd të jashtëzakonshëm dhe sot lamtumirën tonë duam ta bëjmë me muzikën e shpirtit tënd’.
Kujtojmë se lamtumira artistit i jepet pas pak minutash, në 15:30 në Shkodër. /Prive.al/