Rrahjet dhe spektakli ‘Dance with me’ zunë vend së bashku para disa javëve kur mediat në Shqipëri raportuan se producentja Vera Grabocka ka goditur me shuplakë konkurenten Fjolla Morina.
Nga ajo kohë nuk u kuptua më shumë diçka në këtë drejtim por se gjërat mes dy grave nuk po shkojnë siç duhet lë të kuptohet fakti që këngëtarja shqiptare nga Kosova është ‘retushuar’ nga fotot e shumta që Grabocka poston çdo natë pas spektakleve.
E dhuna, kësaj rradhe në kontekst humoristik u rikthye sërish sonte kur Xum Allushi, komediani i rrjeteve sociale, pasi mori vetëm 5 pikë nga Albi Nako shkaku edhe i mungesës së dyshes në prova u shpreh: ‘Nuk po vijmë unë e Fjolla në prova se po na rrah Albi Nako’.
Ndryshe, prezantuesja e spektaklit që po ec shumë mirë me shikueshmërinë, Alketa Vejsiu shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e Fjollës në spektakël duke e vlerësuar për faktin se ka nisur dhe vazhdon aventurën mes Kosovës e Shqipërisë me vajzën e vogël në mes që kërkon shumë përkushtim e kohë. /Prive.al/