A jeni gati?! Nis numërimi prapa për ‘Je veç ti’ nga Luana Vjollca! (VIDEO)

By

Të Shtunën në emisionin Prive ju sollëm një material nga xhirimet e Luana Vjollcës për videoklipin e ri ‘Je veç ti’ në Prizren.

Skena e parë e realizuar javën që lamë pas, kombinuar edhe me një varg xhirimesh në lokacione të tjera tashmë duket se janë kompletuar për produktin final – projektin e ri.

Ka qenë vetë prezantuesja dhe këngëtarja ajo që ka lajmëruar përmes rrjetit social Instagram se numërimi prapa ka filluar dhe projekti do të publikohet pas dy ditësh, të mërkurën në ora 18:00.

Kujtojmë se realizimi i ‘Je veç ti’ në aspektin vizual është bërë me fotografin Artan Korenica i cili njihet për xhirime vetëm të videoklipeve më speciale të artistëve të njohur.

Tutje, për këngën, theksojmë se Luana e cila tashmë është nën menaxhim të ri me Lirim Babatincën ka bashkëpunuar me Yll Limanin e Cricket. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm