Familja si për këdo tjetër, edhe për modelen shqiptare me banim në Zvicërr, Afrona Dika, përbën një pjesë shumë të rëndësishme.
E ndryshe nga shumë fytyra publike që rezervohen pak në këtë pjesë kur është fjala tek ekspozimi në rrjete sociale, Dika vepron ndryshe.
Fotot me nënën e vëllezërit janë të shpeshta mes tjerash edhe për të shprehur edhe dashurinë për anëtarët e familjes.
I tillë ishte edhe postimi i sotëm ku bukuroshja ka shprehur dashurinë për nënën përmes një fotografie nga udhëtimi paraprak në Dubai.
Ngjajshmëritë nënë e bijë janë të dukshme. /Prive.al.