E thonë vetë artistët :Ja kur do të publikohet ‘Kryt Nalt’

By

Super bashkëpunimi i paralajmëruar tash e një kohë nga dyshja 2PO2 dhe Unikkatil tashmë ka një datë të sakt të lansimit të tij.

Pritjes së gjatë nga adhuruesit e tyre duket se i erdhi fundi pasi që sipas njoftimeve nga vetë artistët projekti në fjalë do të publikohet nesër në ora 20:00.

Kënga do të jetë e pajisur me videoklip për të cilin është përkujdesur kompania Imagine Films teksa nuk dihet ende nëse që të dy artistët do të marrin pjesë në klip.

‘Kryt nalt’ do të jetë bashkëpunimi i tretë me rradhë nga ta pasi që edhe më herët kishin bashkëpunuar në këngët ‘Fitore e sinqert’ dhe ‘Besnik i rrugës’. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm