Dafina del hapur: Ja me cilin yll ndërkombëtar po shoqërohet! (FOTO/VIDEO)

By

Se këngëtarja Dafina Zeqiri po synon tregun ndërkombëtar kjo dihet tash e një kohë por aktivitetet e saj të fundit po tregojnë se ajo ka ndërmarrë tashmë edhe hapa konkret në këtë drejtim.

Ditë më parë Prive.al raportoi lajmin se Duffye shumë shpejt do të vinte në një bashkëpunim ndërkombëtar me njërin prej reperave më të famshëm botërorë.

Bëhet fjalë për French Montanan me të cilin ajo pritet të sjellë një projekt i cili natyrisht se do t’i hapë rrugët për depërtimin ndërkombëtar gjë që po e synon për një kohë të gjatë.

E për të shtuar edhe më tepër dyshimet për këtë lajm na mundëson këngëtarja e cila mbrëmjen e kaluar u pa në një ‘Birthday Party’ të njërit prej bashkëpuntorëve të saj teksa pjesë e kësaj feste ishte edhe reperi në fjalë.

Se a janë të vërteta këto thashethëme do të jetë koha ajo e cila do t’i vërtetojë dhe do të tregojë qartë se si qëndron puna realisht. /Prive.al/

french

Artikuj të ngjashëm