Ja si është dukur Enca si 13 vjeçare! (FOTO)

By

Këngëtarja e cila shumë shpejt u shndërrua në një senzacion të muzikës shqiptare këtë sukses arriti ta fitojë në një moshë mjaft të re.

Puna e palodhshme ndër vite dhe talenti i saj kanë qenë edhe çelësi kryesor i gjithë këtij suksesi që për një vajzë në këtë moshë është diçka e jashtëzakonshme.

Ajo përveç se me muzikë një kohë të madhe të ditës e kalon duke u marrë me rrjete sociale e sidomos me Instagram ku edhe ka arritur të grumbullojë 1.3 Milion ndjekës gjë që e bën atë shqiptaren me më së shumti ndjekës në këtë platformë.

Natyrisht se me tërë këta ndjekës fotografitë e reja nuk mungojnë pothuajse çdo ditë e njejt ka ndodhur edhe mbrëmë kur ajo ka zgjedhur të na rikthejë disa vite prapa.

Enca publikoi një fotografi ku shihej në moshë 13 vjeçare e të themi të drejtën fiziku i saj ngjason shumë me këtë të sotmin pavarësisht viteve që kanë kaluar që nga ajo kohë.

Kujtojmë se në aspektin profesional këngëtarja ka përfunduar kohë më parë projektin “Love on my body” teksa lansimi i tij në treg është vetëm çështje kohe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm