Ja si po duket sonte Çiljeta në spektaklin që udhëheq!

By

Tash e disa javë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka nisur një aventurë të re në karrierën e saj me spektaklin ‘Tu si que vales’ të cilin e drejton përkrah aktorit Florian Agalliu.

Krahas formatit tejet interesant që vë në fokus personazhe me aftësi jashtë të zakonshmes, ajo që po ‘vjedh’ vëmendjen është vetë këngëtarja me veshjen e linjat bombastike.

Me tendencën për të mos u ripërsëritur në modele e ngjyra, Çiljeta çdo të enjte po shfaqet ndryshe por gjithmonë duke u dukur shumë bukur.

Për sonte, Xhilaga ka zgjedhur një fustan të gjatë të kaltërt i cili ka ndikuar që ajo të ‘vërshohet’ nga komplimentet në rrjetet sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm