Dua Lipa bojkoton MTV EMA 2016!

By

Këngëtarja Dua Lipa javën që shkoi publikoi klipin e ri ‘Room for 2’ i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e saj e duket të jetë pausesi i denjë i hiteve paraprake të saj.

Mbrëm në Rotterdam të Holandës u mbajtë spektakli MTV European Music Awards 2016.

Arsyeja që duhej ta shikonim spektaklin kësaj radhe ishte pak më emocionale për ne shqiptarët.

Të nominuara në disa kategori ishin Dua Lipa dhe Bebe Rexha e cila njëherit ishte edhe prezantusja e spektaklit teksa performoi edhe dy hitet e saja.

Por kur të gjithë prisnim ta shihnim Dua Lipën në tapetin e kuq e se si do të na befasonte me pamjën saj ndodhi e pa pritura.

Artistja kishte vendosur që ta’ bojkotojë’ spektaklin në fjalë e përveç që nuk ishte prezente në atë mbrëmje as në profilin e saj në Instagram nuk u pa asnjë gjurmë për këtë pjesmarrje.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk u shpërblyen në asnjërën nga kategoritë ku ishin të nominuara e mu për këtë shtrohet pyetja se a ishte kjo edhe arsyeja e bojkotit nga Dua për MTV European Music Awards.

Arsyet e sakta ende nuk dihen por që me kohë do të kuptohet gjithçka sa i përket kësaj çështje. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm