Debati kosovar vs. shqiptar: Ja videoja që rrënqethi fytyrat publike!

By

Formimi i një ekipi të shtetit të Kosovës në futboll zgjoi shumë reagime mes tjerash edhe tek shumë fytyra publike në vendin tonë dhe andej kufirit.

Me të kaluar koha këto reagime mbetën vetëm një debat që u harrua pas një jehone të madhe që pati në të gjithë mediat tona.

Mbrëmë loja e luajtur në Mitrovicë mes Trepçës e Sigal Prishtinës riaktualizoi këtë çështje kur u ndërpre në gjysmën e lojës nga tifozëria e ekipit Trepça shkaku i këndimit të himnit shqiptar

Padyshim që kur këndohet himni kombëtar nuk  ka shqiptar që nuk ngërthehet nga emocionet e dashuria ndaj vendit.

Ishin disa nga fytyrat publike që e kanë publikuar këtë video në profilet e tyre.

Duke filluar nga gazetari sportiv Dritan Sakohoxha, Aurela Gaçe, Ilda Bejleri të gjithë shprehnin krenarin e emocionet e mëdha që të krijon të dëgjosh himnin shqiptar në Mitrovicë, duke mos u larguar asnjëherë nga idea dhe besimi që jemi një komb. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm