Lajmërohet Gjiko: Konfirmon këngën e re!

By

Reperi i njohur Gjiko, super aktiv këtë vit që po e lëmë pas duket se 2016-tën nuk do ta mbyllë me remiksin ‘Messi’.

Në rrjetin social Instagram, ai ka konfirmuar këngën e tij të re të titulluar ‘Je shku’.

Projekti tashmë është i finalizuar komplet teksa ajo që ka mbetur është xhirimi i videoklipit të cilin ai do ta bëj me produksionin Entermedia.

Reperi nga Peja duket tejet optimist për këngën e re të cilës ia ka dhuruar epitetin e një bombe, ende pa e publikuar.

Meqenëse shumica e këngëvë të tij së fundmi kanë qenë ‘bomba’, nuk ka dyshime se edhe ‘Je shku’ do jetë e tillë.

Ndryshe, në sferën e jetës private, ai vazhdon romancën me Elita Rudin, përkundër faktit se u tha në media që dyshja kanë ndarë rrugët. /Prive.al/

tuna

Artikuj të ngjashëm