Reperi 2PO2 ka kohë që ka filluar të lansojë projekte nga albumi i tij ‘2020’ e që publikimi i tyre po vazhdon të bëhet edhe tash pasi që ka ende disa projekte të pa publikuara.
‘Hipokrit’ ishte edhe prodhimi i fundit i lansuar nga albumi i tij. Kënga është bashkëpunim me reperin Elinel dhe pati një sukses mjaft të madh duke marrë parasysh natyrën e këngës.
Këngët u dëgjuan e u shpërndanë mjaft edhe nëpër rrjete sociale po ka shkuar ndonjëherë në mend sa klikime në Youtube kanë arritur ti grumbullojnë këngët e publikuara deri më tani nga ky album? Besoj që jo.
Një gjë të tillë e ka rikujtuar vetë Besniku i cili përmes një fotografie në Instagram tregoi edhe shifrën e kapur nga projektet e tij.
28.800.000 është numri i klikimeve të regjistruara deri më tani por që projektet të reja pritet të publikohen në vazhdim e numrat në fjalë sigurisht që do të rriten edhe më tepër.
Duke parë këto shifra padyshim se suksesi i albumit nuk duhet as të diskutohet pasi që shifrat po flasin vet. /Prive.al/