Kemi parë e kemi qenë dëshmitarë të lloj-lloj bashkimeve të forcave mes artistëve shqiptarë por befasitë duket se për diskografinë shqiptare janë rezervuar këtë vit në festivalin Kënga Magjike.
Për befasinë e shumëkujt, dy artistë nga Shqipëria që tashmë e kanë zyrtarizuar duetin e parë të përbashkët janë Bruno nga Threedots dhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artiola Toska.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Toska ka paralajmëruar surpriza me Brunon të Dielën tek programi i Ardit Gjebresë teksa meritat e këtij bashkëpunimi ia ka fakturuar Flori Mumajesit.
Duke marrë parasysh faktin se prapa këtij krijimi muzikor qëndron ‘koka e hiteve’ kurioziteti është i madh për produktin final që derivon nga dy artistë të zhanreve krejtësisht të ndryshme. /Prive.al/